Transmetuar më 14-10-2018, 09:25

Kryeministri Edi Rama thuhet se ka paguar plotë 23 mijë dollarë, për të blerë këmisha në New York.

Është ky denoncimi i bërë nga ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili thotë se “Kallam dështaku blen 23000 dollarë këmisha në një dorë në New York!”

Për këtë ai publikon mesazhin që i ka dërguar një qytetar.

“Përshëndetje zoti Sali Berisha, po ti shkruaj këto fjalë prej hallit të madh, unë jam djalë 22 vjeç vendosa me lan çdo biznes te im atë, çdo burim pune që ai ka ndërtu dhe erdha në Amerikë vetëm se nuk shtyhet ma, nuk shtyhet ma me atë person të poshtër dhe drogaxhi me këtë shtet të shpifun që ka shndërru ky person i pa moral.

Nxjerr lotë përditë kur shoh moshën teme ditë për ditë çdo i ri gjen mënyra të ndryshme me u zhduk nga ai shtet kur ne aty kena kalu jetën dhe e duam me gjithë zemër, por nuk rrihet më me atë ekonomi poshtëruese që është tu ba ai që jep pare vetëm vetes dhe shokëve të vetë dhe tjerët mbarojnë për bukë.

Dhe Edvin Rama vjen blen 23 000 dollarë këmisha në Hugo Boss në Time Square. Respekte zoti Sali Berisha, shpresoj çdo ditë që shteti jonë të zgjohet prapë nga ju”. /a.y/noa.al