Transmetuar më 14-10-2018, 10:12

Tre shqiptarë në arrati, të cilët udhëtonin me 200 kilometër në orë, me një makinë të vjedhur tip BMW, u aksidentuar për shkak të shpejtësisë së madhe.

Gjatë ndjekjes nga policia italiane e Cremona, mjeti me të cilët udhëtonin tre shqiptarët, u përplas.

Për pasojë njëri prej tyre, një 31-vjeçar, gjeti vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë dy të tjerët, ndodhen në spitalin e Maggiore të Cremona, në gjendje të rëndë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, e shtunë, rreth orës 22.30, në rrugën që lidh Rovlta me Padinon.

Në bordin e mjetit u gjetën argjendari, para kesh dhe sende të tjera të vjedhura.

Policia italiane thotë se tre shqiptarët ishin në ndjekje për vjedhje, ku dhe gjatë arratisë u përplasën me mjetin me të cilin udhëtonin. /a.y/noa.al