Transmetuar më 14-10-2018, 10:26
Foto ilustruese

Nëntë persona u arrestuan nga policia, në kuadër të një operacioni kundër ndotjes së mjedisit.

Ata akuzohen se në mënyrë të përsëritur, gjatë prodhimit të gëlqeres përdornin si material djegës materiale të ndryshme plastike, sintetike, mbetje fasonerie dhe goma automjetesh.

Një aktivitet i tillë ishte shqetësim i madh për banorët e zonës duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e tyre dhe shkaktohej një dëm i madh në ambient.

Operacioni u kurorëzua nga policia e Krujës, pas informacioneve të siguruara nga policia, si dhe nisur nga shqetësimet e banorëve të cilët ndiheshin të rrezikuar nga ndotja e ajrit pasi disa shtetas në mënyrë të përsëritur në Krastë digjnin furra për prodhimin e gëlqeres, duke përdorur si material djegës mbetje të ndryshme lëkure të fasonerive, goma të përdorura automjetesh dhe materiale të ndryshme plastike dhe sintetike, mbrëmjen e djeshme kanë organizuar punën duke ushtruar kontroll të befasishëm në Krastë .

Të arrestuarit janë Lulian Agiçi 38 vjeç, Mirgen Sheta 37 vjeç, Atdhe Sula 43 vjeç, Ilir Sula 34 vjeç, Bajram Sula 64 vjeç, Liradin Kraja 61 vjeç, Fatmir Shullazi 47 vjeç, Ilir Babasi 48 vjeç dhe Dalip Islamaj 49 vjeç, banues në Krujë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një mjet kamion tip ‘Mercedez ‘Benz i ngarkuar me mbetje fasonerie dhe plastike të rrezikshme që do të përdoreshin për djegie në këto furra në pronësi të shtetasit Ilir Babasi.

Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Krujës për veprën penale “Ndotja e ajrit” në bashkëpunim, mbetur në tentativë. /a.y/noa.al