Transmetuar më 14-10-2018, 10:58

E varur në një shkëmb me një fustan rozë dhe me atlete, aktorja Julia Roberts shihet e buzëqeshur, duke shpalosur atë që njihet si buzëqeshja më e bukur e Hollywood.

Julia vjen me një shërbim fotografik dhe një intervistë të dedikuar për revistën e muajit nëntor “Harper’s Bazar’, dedikuar guximit.

“Jam 50 vjeçe dhe pavarësisht se jam e vetëdijshme, jam e lënduar nga komentet e njetrzve në rrjetet sociale”, thotë aktorja, duke iu referuar komenteve negative ndaj një fotografie të para pak kohëve, ku shihej pa tualet me mbesën e saj.

“Këta persona u ndjen të autorizuar që të komentonin pamjen tuaj, duke thënë se po plakesha keq dhe se dukesha si burrë. U ndjeva keq. Jam një femër 59 vjeçe dhe e di që jam, por pavarësisht kësaj u lëndova”, deklaroi aktorja.

Në intervistë, ndër të tjera ajo flet për guximin dhe aftësinë për tu përballur me vështirësitë.

Ajo ka folur edhe për të shoqin Daniel Moder, me të cilin u martua në vitin 2003 dhe për krizat që kanë pasur mes tyre.

“Në 4 korrik festuam 16 vjetorin e martesës. Ka ende shumë lumturi, ndaj dhe jemi ende bashkë”, tha ajo. /a.y/noa.al