Transmetuar më 14-10-2018, 11:08

I shpallur në kërkim për korrupsion, një jurist i Hipotekës në Fier, është vënë në prangat e policisë.

Ai është Ervis Bregasi, 32 vjeç, banues në Cakran, Fier, me profesion jurist në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Fierit më 26 maj, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Hetimet ndaj tij nisën pasi emisioni “Fiks Fare” denoncoi me pamje teksa ai i merrte ryshfet një qytetari 300 mijë lekë.

Qytetari Ariz Çervanaku, nga zona e Frakullës në Fier, u ankua se juristi i ZVRPP Fier, Ervis Bregasi, e ka sorollatur për muaj me radhë për t’i nxjerrë certifikatat e pronësisë së tokave.

Në fund, juristi i kërkoi 300 mijë lekë, ndërsa kamerat fiksuan momentin kur nëpunësi i shtetit i mori ryshfetin. /a.y/noa.al