Transmetuar më 14-10-2018, 12:09

“Mos i shërbeni, mos i jepni për të ngrënë, nëse doni që ta shpëtoni”. Është ky apeli-mesazh i trajnerit personal të Darren McClintock, i cili ua dërgon fast food-eve të

Middlesbrough, Angli, me synim që të dobësohet, pasi peshon 300 kilogramë.

Një nismë e çuditshme ajo e trajnerit Mike Hind, por që ka si synim që të shërojë obezitetin e klientit të tij shumë pak të motivuar.

Darren McClintock, 27 vjeç, e ka pohuar vetë se është në një situatë tejet kritike.

Pas shumë vitesh mundime, dhe një adoleshencë të kaluar mes fyerjeve, një ditë kuptoi se jeta e tij duhej të ndryshonte ose në kundërt rrezikonte vdekjen.

Kështu i shtyrë nga e ëma, ju drejtua një trajneri personal për të humbur peshë.

Një objektiv i vështirë, për shkak të varësisë nga ushqimet e shpejta.

Kështu Mike Hind, i kërkoi ndihmë Darren, duke bërë që ky i fundit të apelojë nëpër fast food, “Mos i jepni për të ngrënë, pasi ndryshe do e vrisni”. /a.y/noa.al