Transmetuar më 14-10-2018, 12:30

Së paku 19 persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe fëmijë, si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në Turqi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Smirne, ku flitet edhe për 11 të plagosur.

Mësohet se kamioni ishte i mbushur me emigrantë klandestinë dhe se ishte nisur nga Ayduin drejt Smirne.

Por në rrethana të paqarta mjeti ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një lumë.

Aktualisht autoritetet turke po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al