Transmetuar më 14-10-2018, 13:03
Foto ilustruese

Një person ka mbetur i plagosur, si pasojë e një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme.

Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën në aksin rrugor Elbasan- Metalurgji.

Mjeti tip “Benz” me targa AA494 RM, me drejtues B.T., 19 vjeç, banues në Elbasan, është përplasur me mjetin tip “Citroen” me targa AA961 OI, me drejtuese shtetasen A.I., 20 vjeçe banuese në Elbasan.

Si pasojë e këtij aksidentit është aksidentuar drejtuesja e mjetit “Citroen”, e cila u transportua në spitalin e Elbasanit.

Sakaq drejtuesi i mjetit ‘Benz’ u shoqërua në komisariatin e Elbasanit, për proceduarat e mëtejshme.

Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /a.y/noa.al