Transmetuar më 14-10-2018, 13:37

Një buzëqeshje rrezëllitëse, si të ishte duke pozuar për një fotografi për në Facebook ose Instagram.

Por në të vërtetë bëhej fjalë për një fotografi ndalimi nga policia, të cilën ia bëri policia, pasi u arrestua se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një nxënës 17 vjeç.

Protagoniste është një mësuese 28-vjeçare amerikane nga Texas, Sarah Madden Fowlkes.

Gruaja e martuar, në momentin e ndalimit pretendoi pafajësinë dhe avokati i saj, e justifikoi fotografinë duke thënë se “një njeri që buzëqesh kështu në fotografinë e ndalimit, nuk mund të jetë fajtor”.

Por pas disa ditësh hetimesh, mësuesja e anatomisë dhe fiziologjisë e Lockhart High School u deklarua fajtore, duke pranuar se kishte bërë seks me nxënësin e saj.

Policia nisi hetimet pasi ishin sinjalizuar nga administrata e shkollës. Pas pranimit të fajësisë prej gruas, gjykata e deklaroi fajtore.

Ajo do i kalojë katër vite në liri me kusht, duhet të paguajë një gjobë si dhe do të dorëzojë diplomën e mësueses. /a.y/noa.al