Transmetuar më 14-10-2018, 14:11
Luciano Boci dhe Ervin Salianji

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla padit për shpifje deputetin demokrat Ervin Saliani.

“Çdo shpifje të hedhur në drejtimin tonë nga aktorët e SHQUP-it, e që kazani politik e mediatik u jep zë pa asnjë verifikim edhe kur vërtetohen si të rreme, a qoftë edhe nga kazani i profileve zyrtare digjitale, ne do ta padisim në gjykatë”, deklaron Balla.

Ai thotë se të ardhurat nga çdo shpifje do të shkojnë për fondin e edukimit.

Më tej sqaron se sipas ligjit, “papagalli” mban përgjegjësi për atë që thotë.

“Kështu që edhe papagalli Luçiano (Boçi) do të paditet nesër për shpifjen e sotme. Ndërsa pyetja që kam për ata që e publikojnë këtë shpifje: Çfarë ju kushton të vërtetoni se numrat e fluturimeve të shpifjes në fjalë, janë avionë linje, janë fluturime zyrtare? Apo ndonjë ka merak se mos i bie audienca po nuk bëri papagallin e papagajve, duke shpërndarë “fake-neës”?, shkruan Balla.

Në padi, kërkohet dëmshpërblimi prej 1 milionë lekësh të reja, për dëmin moral dhe veprimtarisë publike.

Padia e tij vjen pas akuzave të hedhura dje nga Salianji, e sot nga Boçi se Taulant Balla ka udhëtuar 25 herë jashtë shtetit me Edmond Begon, person i dënuar në Itali me 21 vite burg për trafik droge. /a.y/noa.al

PD: Pse hesht Balla për 25 udhëtimet jashtë me trafikantin e rrezikshëm Bego

Salianji nxjerr të dhënat e TIMS: Balla ka udhëtuar me trafikantin e drogës