Transmetuar më 14-10-2018, 14:58

Deputeti demokrat Ervin Salianji reagon pas padisë së bërë ndaj tij për shpifje, nga ana e socialistit Taulant Balla.

Por i gjithë reagimi i tij vjen me nota të dukshme ironie, ku thotë se gjithë paratë e opozitës do shkojnë për fondet e riedukimit të Partisë Socialiste.

“Unë që “ i dhashë” Alizotit 200.000 euro, për Ballën 10 milionë lek janë hiç.

Të gjitha paratë që kemi të shkojnë për fondet e riedukimit, të ndihmojmë PS nga shokët e krimit! Sapo ka filluar! Të fala departamentit të shpifësve”, – thotë Salianji.

Ky qëndrim vjen pasi më herët, socialisti Taulant Balla paditi për shpifje deputetin demokrat Ervin Salianji.

Balla tha se të ardhurat nga çdo shpifje do të shkojnë për fondin e edukimit.

Më tej Balla shtoi se sipas ligjit, “papagalli” mban përgjegjësi për atë që thotë, duke shpotitur edhe demokratin tjetër Luçiano Boçi.

“Kështu që edhe papagalli Luçiano (Boçi) do të paditet nesër për shpifjen e sotme. Ndërsa pyetja që kam për ata që e publikojnë këtë shpifje: Çfarë ju kushton të vërtetoni se numrat e fluturimeve të shpifjes në fjalë, janë avionë linje, janë fluturime zyrtare? Apo ndonjë ka merak se mos i bie audienca po nuk bëri papagallin e papagajve, duke shpërndarë “fake-news”?, – komenton z.Balla.

Në padi, kërkohet dëmshpërblimi prej 1 milionë lekësh të reja, për dëm moral dhe ndaj veprimtarisë publike.

Padia e Ballës vjen pas denoncimeve të publikuara dje nga Salianji, e sot nga Boçi, se Taulant Balla ka udhëtuar 25 herë jashtë shtetit me Edmond Begon, person i dënuar në Itali me 21 vite burg për trafik droge. /a.y/noa.al