Transmetuar më 14-10-2018, 17:23

Bie në pranga një efektiv i komisariatit të Malësisë së Madhe, pasi akuzohet se ka falsifikuar procedurat për pajisjen me pasaportë biometrike.

Mësohet se në pranga ka rënë Faik Ujka, ku sipas informacioneve me shkresën nr.2033 Prot., datë 19.08.2016, ai ka përcjellë në Bashkinë Koplik 12 praktika të personave që kanë aplikuar për t`u pajisur me pasaportë biometrike.

Sipas njoftimit ai ka shtuar me shkrim dore emrin Admir Piranaj, dhe praktikën e këtij shtetasi.

Sipas aktit të ekspertimit përkates ka rezultuar se emri i shtuar në shkresen nr. 2033 Prot., date 19.08.2016 si dhe shkrimet në formularin e aplikimit për pajisjen me pasaportë biometrike në emër të shtetasit Admir Piranaj janë shkruar nga i dyshuari Faik Ujkaj, si dhe vulat e K.P.M.Madhe dhe nënshkrimi i shefit të komisariatit në formularin e pajisjes me pasaportë biometrike në emer të shtetasit Admir Piranaj, janë të falsifikuara.

Veprat penale për të cilat akuzohet Ujkaj janë, shpërdorimi i detyrës dhe falsifikimi i dokumentave./a.k/noa.al/