Transmetuar më 14-10-2018, 19:40

Të lexosh do të thotë jo vetëm të informohesh për gjëra që ndodhin, jo vetëm të mësosh gjëra që nuk i ke ditur më parë, por edhe të kuptosh atë që ndodh brenda trupit tënd dhe sëmundjet e mundshme.

Këtë e pohojnë shkencëtarët që kanë kryer studime disavjeçare të cilat kanë arritur në përfundimin se leximi dhe shkrimi nuk janë terapi vetëm kundër dhimbjeve, por ato cilësohen edhe si mjete të vlefshme edhe për të kuptuar sëmundjet nga brenda trupit tonë.

Në Viareggio të Italisë zhvillohen rregullisht samite për shëndetin, ku shpalosen rezultatet e kërkimeve për vazhdueshme.

Në lidhje me leximin, është konsideruar se ekziston një marrëdhënie e fshehur ndërmjet letërsisë dhe mjekësisë.

Marko Venturino

Marko Venturino, është anestezist dhe shkrimtar. Ai pohon se studime të shumta kanë vëzhguar marrëdhëniet mes letërsisë dhe kujdesit shëndetësor.

Sipas tij, leximi është një kurë për dhimbjen.

Ndaj profesor Venturino nxit njerëzit që kanë dhimbje, të lexojnë duke i dhënë mundësi vetes që të kuptojnë gjendjen e tyre të brendshme dhe të lehtësojnë ndjeshëm dhimbjet që mund të kenë.

"Ne punojmë kryesisht për heqjen e dhimbjes, por ky është një iluzion, sepse dhimbja është atje dhe nuk mund të zhduket nga jeta jonë. Letërsia ndërkaq, na bën të meditojmë, duke krahasuar dhe gjetur kuptim apo arsyetim për diçka që trajtohet në një vepër letrare. Një projektim racional nuk mjafton, duhet një qasje emocionale dhe artistike", pohoi ai.

Mjekët e tjerë e mbështesin tezën e dr. Venturino, duke pohuar se praktikisht nëse pacientët do të lexonin më shumë, ata do të mund të fitonin betejat mbi dhimbjet. /noa.al/