Transmetuar më 14-10-2018, 20:21
Shqipëria do të ketë përballjen e dytë kundër Izraelit, të vlefshme për "Ligën e Kombeve.
Shqipëria do të luajë sonte ndeshjen e kthimit në transfertë përballë Izraelit, në orën 20:45.
Kuqezinjtë sonte ka një mundësi ideale që të kalojë në vendin e parë në grupin 1 të Ligës C te Kombeve.
Shqipëria shkon në këtë ndeshje me disa mungesa, për shkak të lëndimeve, por kjo nuk i pengon ata që të kërkojnë fitoren.
Ajo që do të shohim sonte është se do të hidhen që nga minuta e parë Eros Grezda dhe Myrto Uzuni.
Më poshtë keni formacionin zyrtarë të Shqipërisë:
Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Grezda, Basha, Memushaj, Xhaka, Mavraj, Binaku, Uzuni, Balaj./a.k/noa.al/