Flet mjekja specialiste, Dr. Silvia Betti nga universiteti i Firences në Itali
(NOA.al) – Pjesa më e madhe e reklamave për femrat është e lidhur me lëkurën.
Tregtohen kudo kremra që pretendojnë se janë ilaç magjik për lëkurën, ruajtjen e freskisë dhe rigjenerimin e saj.
Plot nga ju vajza e gra që keni provuar prej tyre, të lira apo dhe të shtrenjta, e keni kuptuar se efekti ka qenë modest, ose i momentit, e në ca raste dhe dëmtues.
Por shtrohet pyetja?
Si t’ia bëjmë që të kemi një lëkurë jo të plakur?
Studimet për këtë qëllim po bëhen gjithnjë e më shpesh.
Një i tillë është kryer nga dr. Silvia Betti nga universiteti i Firences në Itali, raporton noa.al.
Dr. Betti evidenton faktin se mbi 70 për qind e shenjave të plakjes së lëkurës sonë janë për shkak të kushteve të jetesës dhe zakoneve të gabuara që kemi në rutinën e përditshme.
Për një lëkurë që demonstron efektin e pamjes si të re, të lëmuar, të butë dhe të freskët, ndihmon vitamina A duke e përftuar direkt te produkte si pjepri ose karrota.
Konsumimi i tyre bën që në lëkurë të përhapet sasi e përshtatshme vitamine A e cila ngadalëson plakjen e lëkurës.
Gjithashtu në ndihmë të procesit të ngadalësimit të plakjes së lëkurës vjen edhe vitamina B.
Ajo përftohet duke konsumuar sojën dhe frutin e kivit që rigjenerojnë epitelin.
Edhe vitamina C ka ndikim serioz te ruajtja e freskisë së lëkurës pavarësisht viteve që ikin.
Atë e përftoni duke konsumuar agrumet, si portokallet, limonët, qitrot e mandarinat.
Por edhe majdanozi si antioksidant i fortë, vlen po aq për të marrë vitaminën C.
Sakaq, ndikim ka edhe vitamina E, e cila gjendet tek arrat dhe bajamet.
Depërtimi i kësaj vitamine në trupin tonë bën që indet e lëkurës të mbahen në kushte më të mira.
Por gjithashtu, çaji jeshil dhe kakao, kanë një veprim të fortë për përmirësimin e indeve të lëkurës.
Dr. Silvia Beti nënvizon se sidomos vitaminat E dhe C sigurojnë përmirësimin e luftës kundër plakjes së lëkurës dhe gjithashtu luajnë një rol mbrojtës mjaft të fortë.
Ajo pohon se kjo aftësi e tyre rritet dyfish nëse nuk i ndahemi konsumimit të zarzavateve në pjatat tona të vakteve ditore.
Ndërkaq, studimi vë re sesi një dietë e mangët me proteina, ka pasoja në plakjen e lëkurës, duke nxjerrë më në pah rrudhat e madje shkakton rënie të flokëve.
"Të ushqyerit, – thekson dr.Betti, – është thelbësor në dermatologji duke ndikuar te indet dhe niveli i tyre, e po ashtu në elasticitetin, strukturën si dhe në parandalimin e kancerit të lëkurës". /noa.al/