Transmetuar më 14-10-2018, 20:44
Saimir Tahiri

Pas disa muajsh hetime, gjatë ditës së nesërme do të mësohet se çfarë do të ndodhë me çështjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Ish-ministri akuzohet nga Prokuroria për shpërdorim të detyrës dhe përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Edhe pse do të ketë sërish përballje me Drejtësinë, duket se ish-ministrin nuk e shqetëson ky fakt.

Këtë gjë ai e tregon nëpërmjet një fotografie publikuar në rrjetet sociale.

Në fotografi ai shihet duke u relaksuar hipur mbi kalë në foton e publikuar këtë fundjavë.

Afati për dosjen e ish-ministrit Tahiri është shtyrë disa herë, ndërsa nesër pritet të mësohet më shumë se se çfarë do të ndodhë./a.k/noa.al/