Transmetuar më 14-10-2018, 21:41

Shqipëria e ka mbyllur në disavantazh, pjesën e parë kundër Izraelit.

Ndeshja e vlefshme për Ligën e Kombeve që po luhet në Izrael, i ka mbyllur 45 minutat e para me rezultatin 1-0 për vendasit.

Goli për Izraelin u shënua në minutën e 8′ nga Hemed, në një pozicion të dyshimtë.

Vlen të theksohet se Shqipëria ka zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë në këto 45 minuta por nuk ka patur fat për golin, kjo edhe për shkak të formës së mirë të portierit izraelit, Harush.

Shqipëria e nisi pjesën e parë me këtë formacion:

Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Grezda, Basha, Memushaj, Xhaka, Mavraj, Binaku, Uzuni, Balaj./a.k/noa.al/