Transmetuar më 14-10-2018, 21:57

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri publikoi sot disa foto duke bërë xhiro me kalë, por këto foto nuk kanë kaluar pa marrë vëmendje mediatike dhe politike.

Partia Demokratike me anë të nën kryetarit Edi Paloka shkruan se Tahiri bën show me kalë mbi shalë 7.500 euro “Prisni më kot drejtësi për ministrin e Habilajve, ai drejtësinë e ka shaluar".

Ju prisni që Tahiri do të përballet me drejtësinë dhe të dënohet për faktin se e ktheu policinë në hamalle droge të Habilajve?!Ish-ministri i kushërinjëve të drogës, nuk e ka fare shqetësim daljen nesër para gjykatës. Madje ai e sfidon drejtësinë, duke shaluar mbi 7.500 euro mbi kalë", deklaron Paloka.

Ai vijon më tej:

"Shala mbi të cilën relaksohet Tahiri, në internet nuk blihet dot më lirë se 7.500 euro. Prisni më kot drejtësi për ministrin e Habilajve, ai drejtësinë e ka shaluar! Ja dhe adresa ku mund të gjeni edhe ju një shalë me çmim të kripur, që ish-ministri ia lejon vetes madje edhe publikisht…"

Pas disa muajsh hetime, gjatë ditës së nesërme do të mësohet se çfarë do të ndodhë me çështjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Ish-ministri akuzohet nga Prokuroria për shpërdorim të detyrës dhe përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës.-/a.k/noa.al/