Transmetuar më 14-10-2018, 22:26

Në një nga universitetet më të njohura në Europë dhe në botë, në Universitetin e Lirë të Brukselit, në Belgjikë, figuron e regjistruar zyrtarisht si organizatë me të drejta të plota edhe një organizatë studentore shqiptare, organizata “Vlera”.

Anëtarë të kësaj organizate janë të rinj shqiptarë të cilët studiojnë dhe jetojnë aktualisht në Belgjikë.

Misioni i kësaj organizate është promovimi i kulturës shqiptare në shoqërinë belge.

Organizata “Vlera” numëron me dhjetëra aktivitete studentore me anë të të cilave ka ndihmuar në rritjen e imazhit dhe emrit të komunitetit shqiptar në Belgjikë.

Në fillim të muajit tetor organizata "Vlera" zgjodhi kryesinë e re për vitin akademik 2018-2019.

Ky event u zhvillua në qendrën me të rëndësishme administrative të Belgjikës, në parlamentin konfederal.

Kryetarja e kryesisë së organizatës studentore “Vlera,” u zgjodh aktivistja Qëndresa Gërlica e cila po kandidon aktualisht në zgjedhjet e tetorit në Belgjike në Asamblenë komunale të qendrës së Brukselit.

Ajo pason në këtë rol aktivistin e angazhuar, Shpat Myftarin i sapo diplomuar në disiplinën e shkencave politike. /a.k/noa.al/