Transmetuar më 14-10-2018, 22:46

Nuk ka mjaftuar loja e mirë e Shqipërisë gjatë mbrëmjes së sotme për të dalë me pikë nga Izraeli.

Kuqezinjtë janë mundur me rezultatin 2-0, në transfertën e zhvilluar në Tel Aviv, përballë Izraelit, ndeshje e vlefshme për kualifikueset në Ligën e Kombeve.

Goli për Izraelin u shënua në minutën e 8′ nga Hemed, në një pozicion të dyshimtë. 

Vlen të theksohet se Shqipëria ka zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë në 45 minutëshin e parë por nuk ka patur fat për golin, kjo edhe për shkak të formës së mirë të portierit izraelit, Harush.

Edhe pjesa e dytë ka nisur e vrullshme për ne me shumë raste por pa shënuar gol.

Goli i dytë për Izraelitët dhe i rezultatit përfundimtar erdhi në minutën e 83′ nga Saba. 

Pas këtij rezultati, Izraeli pozicionohet në vendin e parë në "Grupin 1", që ndiqet nga Skocia dhe Shqipëria me nga 3 pikë.

Takimi i radhës për Shqipërinë do të luhet përballë Skocisë në vendin tonë./a.k/noa.al/