Transmetuar më 15-10-2018, 07:29

Kryeministri Edi Rama iu është rikthyer sërish basteve sportive, duke deklaruar prerazi se marrin fund për Vit të Ri.

Ai iu është përgjigjur akuzave se lotaritë dhe bastet po largohen nga qendrat e banuara, për t’u kthyer në monopol.

Por në reagimin e tij, kreu i qeverisë ka befasuar teksa ka treguar gishtin e mesit.

“Paratë e zeza të basteve po derdhen kazaneve për të jashtëqitur llafin se kjo u bëka që të mbetet një monopol online! Këtë për çudi s’e paska Taulanti. Mos u lodhni kot, bastet s’i shpëtoni dot më! Edhe bastet edhe ky monopoli online do vdesin për Vit të Ri. Amanet dëshmitarin X”, shkruan Rama në Twitter, shoqëruar me ikonën fyese.

Kreu i qeverisë ka deklaruar se mbyllen kazinotë elektronike dhe pikat e basteve në zonat urbane deri më në 31 dhjetor.

“Ama çdo reklamim i tyre në çdo lloj media, është i jashtëligjshëm. Portalet që kanë ende reklama të tilla t’i heqin vetë se ndërkohë po punohet për mbylljen e tyre! Mos kemi llafe për lirinë e shtypit pastaj”, ka deklaruar kreu i qeverisë. /a.y/noa.al