Transmetuar më 15-10-2018, 08:36

Nis sot viti i ri universitar 2018-2019, ku janë rreth 22 mijë studentë që ulen për herë të parë në auditorë.

Megjithatë në shkollat e larta ka ende kuota të lira, të cilat pritet të plotësohen bazuar në udhëzimet e universiteteve.

Mësohet se këtë vit hapen 103 programe të reja studimi, ku 49 janë në profesional dhe 54 në bachelor.

Sa i takon maturantëve me mesatare më të ulët se nota 6, universitetet rajonale kanë hapur programe dy vjeçare.

Viti i ri akademik nis edhe për 10 mijë pedagogë të brendshëm dhe të jashtëm në universitete.

Viti akademik 2018-2019 në institucionet e arsimit të lartë, të fillojë në datën 15 tetor 2018 dhe të përfundojë në datën 30 shtator 2019.

Periudha 24 dhjetor deri në 4 janar 2019, të jetë periudhë pushimesh për studentët. /a.y/noa.al