Transmetuar më 15-10-2018, 09:23

Ditën e sotme nëse do ishte në jetë, këngëtari Ergi Dini, do të festonte ditëlindjen e tij, ku do të mbushte 24 vjeç.

Motra e tij, këngëtarja Barbana Dini, përlot me dedikimin që i bën, teksa i thotë se nuk do e pranoj dot kurrë ikjen e tij.

“Çdo vit mezi prisja orën 00.00 të kësaj nate për të uruar ditëlindjen! Sot është ditëlindja jote e 24! Po bëhen 2 vite që pres të “zgjohem” nga ky makth i tmerrshëm.

Ishe gjëja më e bukur që më ndodhi në këtë jetë por edhe dhimbja më e madhe… nuk u ngopem me ty! Ke qenë, je dhe do të mbetesh dashuria ime më e madhe, pika ime e dobët! Nuk do mundem kurrë ta pranoj humbjen tënde Ergi”, shkruan Barbana.

Ergi Dini, fitues i talent show ‘X-factor’ humbi jetën më 21 nëntor 2016.

Këngëtari i ndjerë u nda nga jeta teksa udhëtonte me motor bashkë me shokun e tij Kejdi Halili.

Dy shokët po udhëtonin me një motor pranë urës së “Bllokut” në Bulevardin “Bajram Curri”, teksa Halili humbi kontrollin e mjetit. /a.y/noa.al