Transmetuar më 20-10-2018, 11:55

Presidenti Ilir Meta ka nxjerrë një video të veçantë, ku promovohet vendi ynë.

Në të shfaqet blogeri izraelit Nuseir Yassin, i cili gjithë vëmendjen e tij e fokuson te fjala e dhënë e shqiptarit, besa.

“Falenderoj video-blogerin izraelit Nuseir Yassin për promovimin e shkëlqyer të Shqipërisë. ‘Besa’ është një nga elementët thelbësore të karakterit dhe shpirtit tonë kombëtar, që i identifikon shqiptarët dhe Shqipërinë si një shembull qëndrese, bashkëjetese dhe harmonie ndërfetare”, shkruan Meta.

Në video, blogeri thotë se ajo që mësohet nga shqiptarët është që nëse e jep fjalën duhet ta mbash atë edhe nëse do të thotë të rrezikosh jetën.

Më poshtë gjeni videon e plotë. /a.y/noa.al