Transmetuar më 20-10-2018, 15:02

Ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, thotë se Greqia është gati të zgjerojë ujërat e saj territorialë në krahun perëndimor, nga 6 në 12 milje detare.

Është kjo ajo që thuhet në deklaratën e Kotzias, pas ceremonisë së dorëzimit të MPJ, te Kryeministri Alexis Tsipras.

Zgjerimi parashikon zonën detare nga ishujt Diapontia, një grup ishujsh të vegjël në detin Jon, ku bën pjesë edhe Otonoi, deri në Antikythera, një ishull që shtrihet mes Peloponezit dhe Kretës.

“Ky është një zgjerim i rëndësishëm politik i sovranitetit të vendit, për herë të parë që prej kohës kur Greqia përfshiu grupin e ishujve Dodecanese”, tha Kotzias.

Ai shtoi se dekreti presidencial për shtrirjen e ujërave territoriale të Greqisë në 12 milje, është gati.

Kotzias sqaroi se 12 miljet do të shtrihen aty ku është e mundur, ndërsa në zonat e ngushta do të zbatohet parimi i vijës së mesme.

Ministri Kotzias dha dorëheqjen  pak ditë më parë për shkak të pakënaqësive brenda koalicionit qeverisës.

Gjithçka pas një përplasje mes Kotzias dhe ministrit të Mbrojtjes Panos Kamenos./a.y/noa.al

Çfarë ndodhi me Nikos Kotzias dhe pse duhej të largohej?

Kryeministri grek merr edhe postin e ministrit të Jashtëm

Ikën nga qeveria greke, ministri i Jashtëm Nikos Kotzias