Transmetuar më 21-10-2018, 08:31

Hakerët janë duke përdorur një mënyrë të re për të vjedhur të dhënat hyrëse në Apple. Emaili i dërguar vjen nga platforma “Spotify” dhe thotë që përdoruesi ka blerë abonimin 1 vjeçar për 115 euro.

Pastaj një link i lidhur me këtë email, të dërgon për të “rishikuar abonimin e përdoruesit” dhe duket si një faqe zyrtare e Apple.

Por, në të vërtetë ky është një mashtrim dhe kur njerëzit japin të dhënat personale të tyre në këto faqe, ato të dhëna shkojnë direkt te hakerët.

Këto të dhëna iu mundësojnë atyre të kenë qasje në fotografi, video dhe informacione të tjera personale që ndodhen në telefonin tuaj.

Nëse përdoruesit bien pre e mashtrimit dhe dorëzojnë detajet e tyre tek hakerët, ata i japin kontroll të plotë në informacionet personale./b.l/noa.al/