Transmetuar më 24-10-2018, 12:59
Nikos Kotzias

Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, flet lidhur me funksionimin e fondeve sekrete, për të cilat u akuzua nga ministri i Mbrojtjes Panos Kamenos, për keqpërdorim dhe korrupsion.

Në një intervistë televizive, e para pas lënies së detyrës, ai sqaroi se është një komision ai që bën ndarjen e fondeve.

“Ndoshta përbërja e tij është aktualisht e madhe, prandaj ndodhin dhe këto ‘rrjedhje’ në shtyp. Dhe fondi do të mund të tërhiqet nga llogaria bankare vetëm nëse do të ketë vendime të veçanta nga parlamenti për secilin nga propozimet”, u shpreh Kotzias.

Ish-ministri sqaroi se disa fonde janë konstante prej vitesh dhe se ato aktuale janë sa 1/7 e fondeve të së kaluarës.

Ai tha se Parlamenti i shqyrton fondet sekrete se ku shkojnë dhe se nëse konstatojnë probleme ia shtrojnë kryetarit të parlamentit dhe po nuk pati problem, i miratojnë.

“Pasi miratohen, atëherë i merr paratë ministria e Jashtme, nuk i merr ministri i jashtëm, nuk kalojnë nga xhepi i tij. I merr drejtoria përkatëse. Nëse i japim për të eksploruar Antraktidën, i merr drejtoria e Antraktidës që të mos them emra shtetesh konkretë. Po të jetë se si do të thyejmë rekordin botëror në kërcimin trehapësh, i merr drejtoria që është e ngarkuar me sportet”, deklaroi Kotzias.

Ndërkohë i pyetur nëse fonde sekrete janë dhënë në Shqipëri, ai e cilësoi “Një lajm të rremë”.

Lidhur me reagimet e ngjallura në Shqipëri, lidhur me këto fonde, ai shtoi se janë disa parti në Shqipëri të cilat i konsiderojmë të dëmshme negociatat me Greqinë, pasi shtrojnë çështjen çame, dhe se shigjetojnë Greqinë për ndërhyrje në punët e brendshme.

Sipas tij, në Shqipëri, kush ka qasje pozitive ndaj Greqisë, akuzohet se është ‘i kapur’. /a.y/noa.al