Transmetuar më 24-10-2018, 20:30

Që në krijim e parë të tyre rrjetet sociale, u shfaqen si një zevëndësues virtual i realitetit fizik.

Mundësia e të krijuarit të një hapësirë personale, por në të njëjtën kohë e ndërlidhur me të tjerët, në të cilin të mund t’ia nisësh nga zero duke krijuar çdo lloj imazhi që do doje t’i jepje ekzistencës tënde, joshi direkt miliona njerëz në të gjithë botën, deri në atë pikë sa ndryshimi ndërmjet asaj që një person tregon në web me atë që ështe në të vërtetë, shpesh është shumë i madh.

Kjo ndodh për motive të ndryshme, mbi të gjitha fakti që web-i të jep mundësinë të shprehesh lirisht, pa pasur kontakt të drejtpërdrejtë me personin që po i drejtohemi.

Kjo sjell jo vetëm ulje të empatisë, por edhe një perceptim më të madh lirie tek të thënit apo bërja e gjithçkaje që dëshiron, për faktin se bashkëbiseduesi yt mund të gjendet edhe me mijëra kilometra larg nesh.

Këto rrjete sociale u kthyen shumë shpejt në kanale ku mund të shprehje çdo gjë që në jetën reale ishte e vështirë ta nxirrje, duke u bërë kështu vende të vërteta ku mund të krijoje një imazh ndryshe nga ajo që njohin të tjerët, transmeton noa.al.

Në shumë pak kohë shfaqet një tjetër modë, tipike e Facebook-ut, ajo e fotove në çift.

Sigurisht, në jetën ideale të çdo njeriu nuk mund të mungojë ai këndi dedikuar shfaqjes së lumturisë racionale, me aq shumë foto në të cilat portretizohemi me partnerin në pozat më të ndryshme.

Në shikim të parë këto imazhe paraqesin një harmoni të madhe mes palëve, por a është vërtet kështu? Kërkuesit thonë që jo.

Duket e çuditshme të thuhet, por ajo që ka dalë nga kërkime sociale të kryera mbi të, çiftet që ndiejnë nevojën të mbushin muret e rrjeteve sociale me fotot e tyre, shpesh janë ata që kanë më shumë nevojë për mirëkuptim dhe vlerësim.

Me fjalë të tjera, kanë nevojë që të tjerët të dallojnë lumturinë që mund ta ndiejnë vërtetë, por në anën tjetër të medaljes kjo tregon që ka një boshllëk në jetën e tyre dhe tentohet të mbushet falë rrjeteve sociale.

Duke u bazuar në studimet e kryera, në fakt ka dalë që çiftet më të lumtura janë ato që nuk kalojnë orë të tëra duke bërë fotografi për t’i postuar në rrjetet sociale, apo të shkëmbejnë mesazhe melankolike në web për të gjithë.

Noa.al, shkruan se personat vërtetë të lumtur nga jeta dhe lidhja e tyre, jetojnë duke i përdorur rrjetet sociale, jo për të mbushur mungesa të jetës reale, por për të realizuar takime apo evente të veçanta.

Prandaj, aktgjykimi duket i padiskutueshëm, aq më shumë ndjeni nevojën që të tjerët t’iu thonë se jeni mirë, aq më shumë duhet të pyesni veten mbi mirëqënien tuaj./a.k/noa.al/