Transmetuar më 24-10-2018, 20:38

Kryeministri i Greqisë, nuk është dakord me deklaratat e ish-ministrit të Jashtëm, duke u distancuar nga ideja për për zgjerimin me 12 milje të ujërave territoriale të Greqisë, duke hedhur poshtë dekretin për këtë çështje.

Sipas kreut të qeverisë helene, njëherazi ministër i Jashtëm, procesi do kryhet gradualisht, me dialog të përbashkët me gjithë partitë politike, duke ngritur Këshillin Kombëtar të Politikës së Jashtme.

Ditën e sotme, Aleksis Tzipras është informuar edhe sa i përket negociatave me Shqipërinë për çështjen e detit.

Sa i përket pretendimit të Kotzias për miljet detare, është përballur me deklarata të forta nga SHBA dhe Turqia.

80 vite pas përcaktimit të ujerave territorial në 6 milje, dhe 23 vite pas paktit të OKB për të drejtën detare (qershor 1995) Greqia planifikon zgjerimin e ujërave territoriale në Egje që së bashku me ishujt i siguron 75% të zonës detare, që bie ndesh me interesat e palës turke.

Në këtë debat përfshihet edhe Shqipëria, në vijën Joniane nga ishujt Othonos dhe Diapontike. /k.k/noa.al/