Transmetuar më 26-10-2018, 07:29

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 ballë të shkallës rihter, është shënuar pak pas mesnatës së lënë pas.

Tërmeti i fuqishëm është shënuar në 00.54 të kësaj të premte me orën tonë, ndërsa epiqendra ka qenë në detin Jon.

Bëhet me dije se epiqendra e tij ka qenë rreth 40 kilometra larg ishullit grek të Zakinthos.

Por lëkundjet kanë qenë aq të fuqishme sa janë ndjerë edhe në Shqipëri, duke krijuar panik mes banorëve.

Gjithashtu lëkundjet e fuqishme janë ndjerë edhe në Maqedoni dhe Itali.

Bëhet fjalë për së paku tre lëkundje të fuqishme, njëra pas tjetrës ku e para ka qenë 5.1 ballë, e dyta dhe më e forta 6.8 ballë dhe e treta 5.2 ballë.

Edhe mëngjesin e sotëm ka pasur sërish lëkundje, por pa i kaluar 3.5 ballë. /a.y/noa.al