Transmetuar më 26-10-2018, 19:55

(NOA.al) – “Xhelozia më erri sytë dhe nuk po dija më se ç’po bëja”.

Kështu është shprehur sot, tek hetuesit holandezë, një grek i cili akuzohet se të hënën herët në mëngjes, i mori jetën partneres së tij me të cilën bashkëjetonte prej kohësh.

Ikjen nga kjo botë të gruas së pafajshme e ka përjetuar keq edhe shoqja e ngushtë e saj.

“U shokova. Nuk e besoj akoma. Nuk po di… Më duket shumë e mistershme dhe nuk mund ta besoj. Ishte një njeri i mirë dhe gjithnjë në formë duke qenë i qeshur dhe plot batuta”, – shprehet mikja e 47-vjeçares Julia Delinjani nga Kozani e Greqisë, e cila prej disa vitesh jetonte në Holandë.

Por si ishte raporti mes Julias dhe Zisit që akuzohet se e qëlloi për vdekje?

“Ajo ishte shumë e lumtur që ishte me të dhe ai dukej në rregull”, – citon noa.al, rrëfimin e mikes së Julias në Tv Star.

Por çfarë kishte ndodhur?

Kohë pasi ishin lidhur, Julia ishte mbyllur në vetvete dhe këto 18 muajt e fundit vazhdonte të njëjtën situatë.

Duke qenë se ishte më e madhe nga Zisi, ajo ndoshta e vuante dhe këtë fakt.

Këto kohë përballej dhe me xhelozinë e partnerit.

Në këtë vorbull mbylli dhe profilin e saj në Facebook.

Kurse ai, nuk ia ndante sytë asnjëherë.

Madje dhe kur ishte në punë. Sepse punonin në të njëjtin vend pune, në një bodrum të qytetit Kolemborg.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e të hënës në Kolemborg të Holandës. Zisi nga Thesalia e Greqisë, jetonte me partneren e tij 47-vjeçare Julia, nga Kozani.

Në rrethana ende të paqarta, ai e ka qëlluar të dashurën për vdekje.

Policia lokale e arrestoi pak orë pas ngjarjes dhe ai rrëfeu autorësinë. /noa.al/