Transmetuar më 28-10-2018, 19:05

Një shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë në Marusi të Athinës, teksa aktualisht ndodhet në spitalin Agia Ollga të kryeqytetit.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë,  në orën 15:00, dhe dyshimet flasin për larje hesapesh mes shqiptarit dhe autorit, që është po nga Shqipëria.

Dëshmitarët kanë treguar se konflikti ndodhi papritur derisa degjeneroi me përdorimin e thikave.

Pasi u përball me të riun, agresori nxori një thikë të fshehur në brez duke e qëlluar disa herë në trup, raporton NOA.

Për pasojë, njëri nga shqiptarët, rreth 25 vjeç, përfundoi me plagë serioze në kraharor, krahë dhe këmbë.

Policia ka thënë se dyshohet që konflikti të ketë ndodhur për larje hesapesh. /k.k/noa.al/