Transmetuar më 29-10-2018, 15:07

Ministria e Jashtme greke do të vazhdojë të protestojë pas vrasjes së minoritarit grek dje në Bularat, Konstantinos Kacifas, pasi ky i fundit shkëmbeu zjarr me policinë shqiptare.

‘Kathimerini’ shkruan se pasditen e sotme ambasadorja shqiptare në Athinë, Ardiana Hobdari është thirrur në Ministrinë e Jashtme greke lidhur me ngjarjen në fjalë.

E përditshmja greke shkruan mes të tjerash se deri më tani nuk ka dëshmi apo prova lidhur me ‘betejën e armatosur që ndodhi në Gjirokastrës, ku 35-vjeçari Kacifas u vra nga policia shqiptare pas ngritjes së flamurit grek’- ndërsa citon burimet e policisë greke.

35-vjeçari minoritar grek mbeti i vrarë pasditen e kësaj të diele gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, teksa ishte i rrethuar.

Gjithçka pasi më herët ai kishte qëlluar në ajër në fshat dhe më tej kur policia ishte vënë në ndjekje, kishte shkrepur armën dhe ndaj uniformave blu.

Kacifas prej pak ditësh ishte kthyer në Gjirokastër pasi jetonte në Athinë. Ai ishte i divorcuar dhe kishte një vajzë 13 vjeçe. /b.l/noa.al/