Transmetuar më 04-11-2018, 15:40

Pas një pritjeje relativisht të gjatë, WhatsApp ka vendosur të sjellë një aplikacion të ri, që pak kush e priste në fakt.

Kompania tha pak ditë më parë se këto elementë vizualë do të mbërrijnë në Android dhe iOS në javët në vijim.

Fillimisht 1.5 miliardë përdoruesit do të kenë akses në një numër të kufizuar stickerash dhe pakot e para do të ofrohen nga ekipi i dizajnit të WhatsApp.

Në të ardhmen kjo do të ndryshojë se çdokush do të mund të shtojë stickera që mund të përdoren brenda aplikacionit.

Një guidë aplikimi për stickerat të rinj mund ta gjeni në këtë lidhje.

Aplikacionet e tjera të komunikimit kanë ndjekur një qasje tjetër. Line ishte ai që shpiku stickerat ndërsa Telegram ka platformën më të hapur ku çdo kush mund të publikojë stickera.