Transmetuar më 07-11-2018, 18:38

Qeveria e Maqedonisë është zotuar të rishikojë legjislacionin mbi kafshët si qentë, pasi një vajzë adoleshente u mbyt në lumin Vardar, ndërsa përpiqej të shpëtonte nga një grup qensh të egërsuar.

Policia thotë se qentë shkuan pas vajzës, të hënën, në një park publik në qytetin e Gostivarit.

Trupi i 17-vjeçares u gjet në rrjedhën e poshtme të lumit disa orë më vonë.

Vdekja e saj ka shkaktuar zemërim jo vetëm në qytetin e banuar kryesisht me shqiptarë.

Maqedonia ka probleme të hershme me qentë endacakë. Grupet e mbrojtjes së kafshëve u kërkuan autoriteteve të forcojnë ligjet kundër pronarëve të qenve që braktisin kafshët shtëpiake.

Qeveria premtoi në një deklaratë të martën për të përgatitur projekt-ligjin për të adresuar shqetësimet.

Kanali TV24 tha se më shumë se 1 mijë persona në Shkup kanë kërkuar trajtim mjekësor pas kafshimeve të qenve vetëm këtë vit.