Transmetuar më 07-11-2018, 20:49

Shkencëtarët kanë gjetur atë që besohet të jetë një nga yjet më të vjetër të universit, një trup 13.5 miliard vjeçar, i formuar pothuajse tërësisht nga materialet e lëshuara nga Big Bang.

Mosha e yllit sugjeron se pjesa e Rrugës së Qumështit, ku “banon” dielli ynë, mund të jetë së paku tre miliard vjet më i vjetër se sa mendohej më parë, sipas studiuesve në Universitetin John Hopkins në Maryland.

Përbërja e trupit të zbuluar rishtazi tregon se mund të jetë vetëm një “brez” i larguar nga Big Bang në “pemën familjare” kozmike.

"Ylli është ndoshta 1 në 10 milionë", tha Kevin Schlaufman, autori kryesor i studimit, i botuar në The Astrophysical Journal.

Ai shtoi se kjo na tregon diçka të shumë të rëndësishme për gjeneratat e para të yjeve.