Transmetuar më 12-11-2018, 12:42

Vetëm pak çaste pasi e publikoi në rrjetin social Twitter, Edi Rama e fshiu deklaratën (shih foton kryesore) dhe shkresën dyfaqëshe të cilën noa.al jua sjell më poshtë të plotë.

Në këtë deklaratë që sikundër më poshtë dalloni se nuk gjendej pak minuta me pas në Twitter, z. Rama thoshte se po i përgjigjej Metës për 14 pyetjet mbi Sandër Lleshin.

“Duke qenë se Presidenti ka publikuar shkresën me pyetjen e tij të ndarë në plot 14 pyetje, ja edhe shkresa ime lidhur me pyetjen e tij”, – deklarote Rama në deklarimin publik që më pas e fshiu dhe disa minuta me vone e riktheu.

Kjo deklaratë shoqërohej edhe nga një shkresë dyfaqëshe që noa.al jua sjell më poshtë.

Rama thoshte në deklaratë, se “kjo ka bashkëlidhur një kërkesë të gjeneral Sandër Lleshit për Presidentin, e cila e shteron fare këtë vorbull të panevojshme”.

Lexoni dhe: Meta zbulon shkakun pse nuk e dekreton dot Sandër Lleshin për ministër të Brendshëm