Lëkura e frutave është një thesar i vërtetë kur vjen puna për vlerat ushqyese dhe vitaminat që mund të përfitohen prej saj.
Një frut tepër i rëndësishëm për shëndetin është dhe portokalli dhe sidomos lëkura e tij. I pasur me vitaminë C, portokalli sjell përfitime të mrekullueshme në shëndetin tuaj.
Nxit humbjen në peshë: Lëkura e portokallit ka shije të hidhur, dhe kjo është arsyeja kryesore pse shumica e njerëzve nuk e konsumojnë. Është burim fibrash dhe përmban pak kalori. Studimet tregojnë se lëkura e portokallit mund të ndihmojë në kontrollin më të mirë të oreksit, si dhe ndihmon në parandalimin e grumbullimit të indit yndyror.
Përmirëson punën e sistemit tretës: Lëkura e portokallit është burim për pektinë dhe taninë. Këta përbërës marrin pjesë në parandalimin e kapsllëkut dhe lehtësojnë kalimin e ushqimit përmes sistemit të tretjes.
Parandalon lloje të ndryshme të kancerit: Lëkura e portokallit mund ta ulë rrezikun për lloje të ndryshme të kancerit, përfshirë kancerin e gjirit, të lëkurës dhe atë të zorrës së trashë. Lëvorja e portokallit nxit eliminimin e toksinave nga sistemi tretës dhe pastron organizmin.