Transmetuar më 13-11-2018, 17:55

Në vërtetë, nuk ekziston asnjë shkop magjik për të ndalur kohën, ama janë disa sekrete e produkte që, nëse përdoren rrregullisht, mund të vonojnë shenjat e plakjes.

Këshillat popullore, me kalimin e kohës, po zëvendësojnë edhe industrinë e kozmetikës.

Për ju që përpiqeni vetë, po sjellim maskën e mëposhtme me qumësht dhe kafe që, sipas përvojës së atyre që e kanë provuar, ndihmon në paraqitjen më të re të lëkurës së fytyrës.

Përbrësit: Kafe turke pluhur dhe qumësht

Përgatitja: Në një enë përzieni të dy përbërësit, me pak qumësht, në mënyrë që të shndërrohen në një krem të lëngshëm.

Aplikojeni maskën në lëkurën e fytyrës, masazhojeni dhe lëreni për 15 minuta. Lajeni fytyrën me ujë të vakët./b.l/noa.al/