Transmetuar më 14-11-2018, 09:50
Kanë mbërritur në Shqipëri, eshtrat e shkrimtarit të njohur Mid’hat Frashëri.
Arkëmorti me eshtrat e personalitetit të njohur të letrave shqipe, mbërriti nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në aeroportin e Rinasit rreth orës 09.00 të kësaj të mërkure.
Në nderim të tij do të mbahen homazhe në Akademinë e Shkencave.
Sakaq eshtrat e tij, do të varrosen pranë vëllezërve Frashëri në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës
Mid’hat Frashëri ishte djali i shkrimtarit të njohur Abdyl Frashëri, dhe nip i Naim dhe Sami Frashërit.
Mid’hat Frashëri kthehet në Shqipëri nga SHBA-ja, si firmëtar i pavarësisë dhe kryetari i Kongresit të Manastirit.
Për kthimin e eshtrave të tij në Shqipëri, Këshilli i Ministrave akordoi fondin prej 3 239 400 lekë. /a.y/noa.al