Transmetuar më 15-11-2018, 13:14

Jezu Krishti nuk kishte mjekër dhe i kishte flokët të shkurtër dhe kaçurrela, të paktën në momentin e pagëzimit. Fytyra e tij vjen nëpërmjet një versioni të papublikuar më parë, me një imazh të pikturuar pesë shekuj pas vdekjes së tij.

Është zbuluar në vendin bizantin të Shivta, në shkretëtirën e Negev, në jug të Izraelit dhe është publikuar në revistën ‘Antiquity’.

Në pamjen që gjeni më poshtë Jezusti shihet me fytyrë të rrumbullakët, pa mjekër me flokët e shkurtra kaçurrela, me hundë të gjatë dhe sy të mëdhenj.

Zbulimi është bërë nga një grup studiuesish të universitetit izraelit të Haifa, i drejtuar nga Emma Maayan-Fanar. Portreti cilësohet unik, pasi paraqet Jezusin në një mënyrë krejt ndryshe nga ajo që ishte përfytyruar, me mjekër dhe flokë të gjatë.

E zbuluar në vitet ‘20-të, piktura nuk kishte tërhequr vëmendjen për shkak të gjendjes së keqe të ruajtjes. Vetëm së fundmi nga studimet e thelluara, u bë interpretimi i imazhit.

“Isha në kohën e duhur në vendin e duhur. Duke parë me vëmendje, konstatova se ishte fytyra e Jezusit në momentin e pagëzimit”, thotë Emma Maayan-Fanar, citon noa.al.

Zbulimi sipas studiuesve është i rëndësishëm pasi i përket skemës ikonografike të Krishtit me flokë të shkurtër, ide e cila ishte përhapur në Egjip, Siri dhe Palestinë, por që ishte zhdukur më tej me sundimin e artit bizantin. /a.y/noa.al