Transmetuar më 16-11-2018, 20:05

Në një atmosferë me të vërtetë festive libri, ku merrnin pjesë shumë të rinj – studentë, nxënës por dhe fëmijë – shkrimtarja me origjinë greke Noelle Barkshire, prezantoi romanin e saj të përkthyer në shqip, “Nga lisi plak dhe shkëmbi”.

Aktivitetin e organizoi Zyra e Shtypit dhe Komunikimit të Ambasadës Greke në Shqipëri, në stendën e Shtëpisë Botuese Toena, e cila dhe botoi librin në shqip, në kuadrin e Panairit të Librit 2018 që është hapur në Pallatin e Kongreseve.

Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, znj. Eleni Sourani, duke përgëzuar shkrimtaren për librin e saj, i cili rrëfen qartazi copëza nga historia e popullit grek, uroi që ta shijojnë përkthimin e tij në shqip, sa më shumë lexues në Shqipëri, por edhe në Greqi.

I dërguari i Sekretariatit të Përgjithshëm të Informimit dhe Komunikimit, z. Nikos Vllahakis, poet, përcolli përshëndetje në emër të Ministrisë së Politikave Dixhitale të Greqisë, e cila bashkëpunon për promovimin e aktiviteteve të bashkëpunimit dhe të mirëkuptimit, veçanërisht në fushën e kulturës dixhitale që përbën dimensionin e ri të komunikimit.

Ish Ministri i Jashtëm e Shqipërisë dhe shkrimtari i njohur Besnik Mustafaj vuri theksin në fjalën e tij, tek shpirti homerik që përshkon të gjithë veprën tek i cili ndërthuren dhe vargje nga të Homerit, duke vërtetuar në këtë mënyrë natyrën e tyre diakronike, ndërsa personazhet e shumtë të romanit, vazhdoi ai, ushqejnë një dashuri të pakufishme për jetën, aq sa “drama” që ata përjetojnë – prej ngjarjeve të fundshekullit të 19të dhe të shekullit të 20të – nuk i mposhtin.

Ish Ministri i Kulturës së Shqipërisë dhe poeti Preç Zogaj, na kujtoi se tema qendrore e romanit, shkulja prej vatrave dhe zhvendosja e popullsive, është një temë aq historike sa edhe bashkëkohore, që prek rajonin tonë më të gjerë dhe se nuk ekziston një mënyrë më e mirë se letërsia, që këto tragjedi të mos kërkojnë shpagim….

Shkrimtarja Noell Barkshire , duke falënderuar të gjithë ata që kontribuuan në promovimin e romanit të saj tek publiku shqiptar, theksoi se me veprën e saj dëshiron të transmetojë – veçanërisht në një epokë krize të vlerave – mesazhe humanizmi, dashurie, shprese por edhe problemesh për reflektim.

Νë prezantimin e djeshëm të librit “Νga lisi plak dhe shkëmbi” ishin të pranishëm: Kryetari i PBDNJ-së dhe deputeti Vangjel Dule, ish-deputeti i PBDNJ-së dhe ish-ministri i Punës Kosta Barka, drejtori dhe nëndrejtoresha i Kolegjit greko-shqiptar “Αrsakeio”, pedagogë dhe studentë të Departamentit të gjuhës Greke të Universitetit të Tiranës, botuesi dhe ish-deputeti i PS-së Fatmir Toçi dhe shumë qytetarë.

Barkshire, mes Anglisë dhe Greqisë

Libri “Nga lisi plak dhe shkëmbi” u përkthye nga Kristo Pulla. Në Greqi ky libër ka qarkulluar nga Botimet Psihogios. Zonja Noelle Barkshire ka lindur në Athinë, babai i saj është Anglez ndërsa e ëma Greke. Në internet qarkullojnë shpesh shkrime të saj ku trajtohen probleme sociale. Ka botuar një përmbledhje tregimesh me titull “Një herë dhe një kohë sot” si dhe dy romane të tjera: “Natën e ndërrimit të viteve” dhe “Duke ndjekur linjën e detit”.