Transmetuar më 22-11-2018, 10:41

Banorët e Unazës së Re të mbledhur ditën e sotme para Parlamentit, janë përplasur me kordonin e policisë.

Ata kanë shtyrë policinë duke çarë kordonin e parë për të tentuar të hyjnë në ambientet e Parlamentit.

Më tej ata kanë hedhur shashka, tymuese dhe lëndë plasëse artizanale, duke e nxehur keq situatën.

Gjithçka teksa Kryeministri Edi Rama po flet në seancën parlamenteve, ku u cilësoi banorët protestues si “zaptues profesionistë” të cilët nuk do dëmshpërblehen.

Më herët Rama ka thënë se nuk ka asnjë shans që paligjshmëria të dëmshpërblehet me taksat tuaja e qytetarëve.

Sipas qeverisë janë 102 objekte me dokumente pronësie dhe 135 në proces legalizimi, ndërsa për pesë prej tyre nuk ka informacion.

Banorët që preken nga projekti i Unazës së Madhe prej afro 20 ditësh dalin përditë në protestë në protestë, duke kërkuar që të gjendet zgjidhje për ta, duke thënë se nuk do largohen nga banesat, pa u bërë kompensimi sipas vlerës së tregut.

Objektet që prishen nga projekti janë ato të ngritura nga zona e “Pallatit me shigjeta” e deri te sheshi “Shqiponja”, në të dy anët e rrugës. /a.y/noa.al

Rama: Opozita udhëheq protestën e turpshme të Unazës së Re, s’ka dëmshpërblim

“Unaza e Re”, Rama nxjerr video: S’ka shans që paligjshmëria të dëmshpërblehet