Transmetuar më 22-11-2018, 11:23

Nga seanca e sotme parlamentare, ku po diskutohet projektbuxheti për vitin 2019, Kryeministri Edi Rama është treguar i prerë lidhur me banorët protestues të Unazës së Re, objektet e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Re.

Rama deklaroi se Tirana e sotme, nuk është ajo e dhive dhe e kioskave që ndërtoi Saliu.

“Projekti është konform standardeve të miratuara në vitin 2015. As nuk bëhet fjalë për dëmshpërblim, të largohen dhe mos të rrini aty. Ne nuk do të bëjmë dëshmpërblim, por do të japim bonues qiraje. Kush do e paguajë, mjekët, ushtarakët, policët. Janë mjekë dhe infermier, që meritojnë më shumë seç kanë. Kush ka ndërtuar një shtëpi për të futur kokën, ka qenë dhe është i mirëseardhur”, u shpreh Rama.

Sipas Kryeministrit, banorët që kanë ndërtuar pa leje kërkojnë 30 milionë dollarë dëmshpërblim, shumë e cila do të përdoret për të rritur rrogat e mjekëve, mësuesve, ushtarakëve etj,.

Kryeministri deklaroi se “Kush ka titull pronësie do dëmshpërblehet sipas ligjit dhe pikë dhe do largohet, kush ka vetëm një strehim 3 vjet bonuse qiraje, kush ka ngrehina të kategorisë të Bashkimit, Kujtimit, Agronit, Ramazanit të largohet sa më shpjet që aty mos të na dalin përpara”.

Rama tha se kategoritë e zaptuesve as nuk bëhet fjalë asnjëlloj tolerance, “zero dhe ata bëjnë mirë të iki vetë që aty mos të dalin më, Bashkim, Ramazan, Agron, Edmond largohuni, gëzoni ato të tjerat që keni ndërtuar, mos rrini aty”.

Për kreun e qeverisë, kush ka bërë shtëpi për të futur kokën është i mirëseardhur, por jo aty ku zë rrugën. /a.y/noa.al

Rama: Opozita udhëheq protestën e turpshme të Unazës së Re, s’ka dëmshpërblim

Banorët e Unazës së Re, përplasen keq me policinë te Parlamenti, tym dhe shashka