Transmetuar më 28-11-2018, 16:50

Vera është për shumë stina perfekte dhe të gjithë popullojnë jo vetëm plazhet e Shqipërisë, por marrin valixhet e zgjedhin destinacionet më të bukura jashtë. Kënaqësia dhe shijimi është kryefjala e atyre 10 a 15 ditë pushim. Po dimri? Vetëm ftohtë dhe mbyllyr në shtëpi, nuk ma do menjda që kështu është për të gjithë! Për njerëzit që e pëlqejnë të ftohtin, borën , kakaon e ngrohtë dhe ato ditë pushimi i ndajnë mes verës dhe dimrit ja disa ide ku mund të kalojnë disa ditë.

Voskopoja- Ndodhet disa minuta larg nga Korça. Gjatë dimrit mund të praktikohet sporti i skive. Natyra e qetë dhe e bardhë është arsyeja kryesore që tërheq qindra shqiptarë për të kaluar pushimet e fundvitit në Voskopojë. Për disa vit rresht vendi juglindor vazhdon të mbetet preferenca e shumë prej familjeve shqiptare të cilat zgjedhin të ftohtin dhe aventurat në borë për të kaluar festa ndryshe nga ato të zakonshmet.

Razma- Fshati i Razmës ndodhet në veri të Shkodrës, është vendi ideal për të praktikuar alpinizmin malor dhe skitë. Ka një klimë tipike malore, ajër shumë të pastër e me vlera kurative. Kullotat alpine, pyjet e ahut dhe të pishave janë karakteristike për zonën. Zona e Razmës ofron mundësi për zhvillimin e disa llojeve të turizmit. Është turizmi i bardhë që ofron mundësi për ski në morenat akullnajore, sidomos në fushën e Zezë e në fushën sportive të kampit të Razmës.

Parku Kombëtar i Thethit- Gjendet në Alpet shqiptare, pranë Bjeshkëve të Namuna. Thethi shquhet për kontrastet e relievit, ujevarave, bimësise së dendur, livadheve e sidomos ngjyrave. Mjaft tërheqëse janë burimet e ujërave të Okolit.

Bogë, Kosovë- Në mes të maleve te Rugovës, fshati i Bogës është një prej vendeve më të bukura në Kosovë për të shijuar borën. Në fshat ndodhet një pistë skish, ku gjithsecili mund t’ia kalojë një fundjavë të bukur

Fshati i Dardhës– Në këtë periudhë fshati i largët tejmbushet nga dëbora e cila i kthen kodrat dhe malet në në ngjyrë të bardhë të theksuar. Dardha është një fshat malor midis maleve e pyjeve, një bukuri e rrallë natyrore. Dardha ofron një klimë shumë të shëndetshme e ajër të pastër. Sportet dimërore, sidomos skitë, tërheqin turistë të apasionuar pas tyre.