Transmetuar më 28-11-2018, 20:34

Në mesin e debatit për tarifat kundrejt mallrave serbe nga ana e Prishtinës, përfaqësuesja e BE-së, Federika Mogerini ka zhvilluar një bisede telefonike me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Mogherini i ka kërkuar Presidentit Thaçi që të hiqet taksa 100 për qind që qeveria ka vendosur për mallrat serbe.

Po ashtu bëhet e ditur se Mogherini e Thaçi kanë folur për negociatat dhe për zhvillimet e fundit mes dy vendeve.

“Federica Mogherini foli në telefon me presidentin Hshim Thaçi për të diskutuar zhvillimet e fundit në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-sa, për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mogherini theksoi se vendimi i Qeverisë për të rritur taksën mbi mallrat e Serbisë dhe Bosnjës e ndërlikon edhe më tutje situatën dhe nuk sjell zgjidhje për problemet e njerëzve dhe aspiratat e Kosovës për të ardhmen.

Kjo masë nuk ndihmon në raportet e mira fqinjësore dhe duhet të revokohet”, thuhet në komunikatën e BE-së. /k.k/noa.al/