Transmetuar më 30-11-2018, 11:34

Presidenti i fundit i Presidencës së Jugosllavisë në vitin 1991 dhe presidenti i Kroacisë për dy mandate rresht, një dekadë më vonë, Stjepan Mesiç nuk është i huaj për shqiptarët në Shqipëri dhe në Kosovë. Ai ka qenë mjaft i zëshëm në mbështetjen e tyre, ndërsa ishte dëshmitar, së pari,  i shpërbërjes së Jugosllavisë dhe fushatës së përgjakshme të dhjetëvjeçarit të Sllobodan Millosheviçit.

Për luftën në përgjithësi, do të doja të përmendja këtu një paragraf nga një intervistë e z. Mesiç rreth tre vjet më parë: “Luftërat nuk shkaktohen nga njerëzit, ata janë vetëm viktima, individë dhe grupe krijojnë luftra për egoizmin e tyre. Në luftë, vetëm ata që kurrë nuk e kanë parë njëri-tjetrin, vdesin dhe ata që shkaktojnë luftën nuk e ndiejnë kurrë atë”.

Kjo është arsyeja pse ai shpreson se periudha e errët e viteve ’90 nuk do të kthehet kurrë në rajon, dhe për të siguruar këtë, BE duhet të mbështesë dhe integrojë Ballkanin Perëndimor në mënyrë aktive. Nga ana tjetër, Mesiç e sheh ende Serbinë si një shkak të konfliktit, me gjithë rënien e Millosheviçit, klasa politike e vendit nuk ka bërë asnjëherë një reflektim, dhe ka mbetur e frymëzuar nga ëndrrat e vjetra jorealiste, duke përdorur mjete të reja.

Lexoni intervistën më poshtë: .President, faleminderit për intervistën. Ju jeni dekoruar me urdhrin e Flamurit Kombëtar nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, në Ditën e Flamurit dhe Pavarësinë. Çfarë do të thotë ky çmim për ju?

– Do të thotë shumë për mua, pasi ky është dekorimi më i lartë në Shqipëri, është një nder i madh. Gjithmonë kam punuar ngushtë me të gjithë presidentët shqiptarë, për të mirën e shqiptarëve këtu, si dhe ata që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë. Në të gjitha kohët, ne kemi pasur një qëndrim të unifikuar kur bëhet fjalë për shqiptarët e Kosovës. Në këtë drejtim, unë besoj se çdo president shqiptar është angazhuar plotësisht për çështjen e Kosovës, dhe unë gjithashtu jam përpjekur më së miri me ta.

Këto qëndrime kanë qenë të sakta, konstruktive, të forta dhe pikëpamja jonë përfundimisht i ka bindur Shtetet e Bashkuara dhe Evropën se shqiptarët janë në të drejtën e tyre për të pasur një shtet të pavarur në Kosovë.

Të gjithë e dinë që, Jugosllavia përbëhej nga gjashtë republika dhe dy si elementë përbërës të Federatës. Kur kjo federatë pushoi së ekzistuari, të gjitha elementet përbërëse kishin të drejtën të vendosnin për vete, përfshirë Kosovën. Ne u përpoqëm me të gjitha mundësitë tona që Kosova ta arrijë këtë të drejtë.

Ju keni ardhur shumë në Shqipëri dhe keni shumë miq këtu. Besoj se është më e lehtë për vizitorët që të vëzhgojnë dhe të bëjnë krahasime. Si e shihni Shqipërinë kur të hyni, ndryshimet, progresi; a jeni të kënaqur me atë që dëshmoni?

-Po, e vërtetë më vij shumë shpesh. Duhet të them, çdo vizitë e imja është një takim me një Shqipëri të re. Çdo herë gjej diçka të re, gjërat organizohen më mirë, ka përmirësime të pamjes së jashmte gjithashtu. Pa folur këtu për njerëzit e thjeshtë, të veshur si në vendet e tjera evropiane, dyqanet, jetën e përditshme … Këtu mund të gjeni të gjitha llojet e makinave, duke përfshirë shumë vetura Mercedes (qesh).

Jeta ekonomike duket e gjallë dhe organizimi i aktiviteteve të përditshme po përmirësohet ndjeshëm. Për shembull trafiku, i cili dikur ishte një katastrofë, tani është mjaft normal.

Pra, po, me pak fjalë, duhet të them, duket se gjërat po përmirësohen.

 Ju keni qenë i zëshëm për miqësinë tuaj me shqiptarët, për ndihmën e tyre në luftën e pavarësisë së Kroacisë dhe ne vazhdimisht theksojmë mbështetjen kroate për Shqipërinë dhe Kosovën. Ndërkohë, rreth dy dekada kanë kaluar që nga trazirat luftarake të Ballkanit. Cilat janë rreziqet e sotme për rajonin, si e vlerësoni situatën aktuale?

-Unë e them haptazi se problemi më i madh për të gjithë ish-Jugosllavinë, por edhe më tej, ka qenë Serbia, politikat e saj. Edhe pas të gjitha tragjedive dhe luftrave të humbura, Serbia nuk i është nënshtruar një procesi katarzis. Fillimisht, plani i Millosheviçit ishte të zgjerohej në perëndim dhe të përfshinte pjesë të Kroacisë dhe Bosnjë-Hercegovinës në Serbi. Kur kjo nuk ndodhi, ai i kthye sytë nga Kosova, duke synuar pastrimin dhe shpërndarjen e të gjithë shqiptarëve të Kosovës, në të gjithë Shqipërinë, Maqedoni dhe Mal të Zi, duke destabilizuar kështu tërë rajonin.

Basti e tij ishte që, pasi ta bënte këtë, faktorët ndërkombëtarë do të duhej të negocionin me të dhe vetëm me të, si njeriu më i fuqishëm në Ballkan. Me fjalë të tjera, Perëndimi do të detyrohej të negocionte me të, në këmbim të stabilitetit në rajon. Natyrisht, kjo nuk ndodhi, serbët e Kroacisë kurrë nuk ranë dakord të zhvendoseshin në Kosovë dhe Kosova tani është një shtet i pavarur pas ndërhyrjes së parë të NATO-s.

– Jemi dëshmitarë të dy momenteve të rëndësishme në lidhje me çështjen e dialogut Kosovë-Serbi. Së pari, është reagimi i ashpër i Prishtinës me tarifat 100% të importit për mallrat serbe, dhe së dyti, shkëmbimi shumë i diskutuar i territoreve, përkufizimi i butë i të cilit është korrigjimi i kufijve. Çfarë mendoni për këto zhvillime; ç’zgjidhje do të ofronit?

Për sa i përket çështjes së parë, vendimi mbi tarifat është përgjigja e Prishtinës ndaj sjelljes jokonstruktive të Serbisë ndaj Kosovës. Beogradi, nga njëra anë, pretendon të bindë botën se po përpiqet për dialog, një zgjidhje paqësore përfundimtare, në mënyrë që të dyja palët të ecin në rrugën e zhvillimit dhe të integrimit, dhe nga ana tjetër, bën të pamundurën që t’ia vështirësojë jetën popullit të Kosovës, duke shpikur pengesa, njërën pas tjetrës.

Për ndryshimin e kufijve, teorikisht kjo mund të bëhet. Por në praktikë, askush nuk ka arritur ndonjëherë. Sidomos në Ballkan, sa herë që dëgjojmë për shkëmbimin territersh, nënkuptojmë luftë. Kjo sepse askush nuk e jep tokën pa luftë.

Personalisht, unë nuk besoj në zgjidhje të tilla. Gjithashtu, korrigjimi i kufijve është një gjë, dhe shkëmbimi i territoreve është krejt tjetër. Korrigjimi është i zbatueshëm kur një kufi i caktuar shkon kundër logjikës gjeografike dhe sensit njerëzor të përbashkët; për shembull, kur një fshat pritet në gjysmë, kur banorët kanë shtëpi në njërën anë dhe tokën bujqësore në tjetrën. Por shkëmbimi territorial është krejtësisht i ndryshëm, dhe veprime të tilla mund të çojnë në tragjedi të mëdha njerëzore.

President, Kroacia është një anëtar relativisht i ri i BE-së dhe mendoj se zhvillimet evropiane janë ndjekur ndryshe nga këndi juaj. Do të doja të pyesja pak për valën euro-skepticiste. Çfarë po ndodh me BE-në? Dhe së dyti, disa këshilla për Shqipërinë pas mësimeve që Kroacia ndoshta ka mësuar gjatë historisë së saj…

-E vërteta është se vala e skepticizmit është e dukshme, jo vetëm brenda anëtarëve të BE-së, por është vënë re edhe në vendet kandidate për anëtarësim. Vetë Bashkimi Evropian duhet të angazhohet seriozisht në marrjen e vendimeve që do të ishin tërheqëse për ato vende që duan të anëtarësohen.

Së pari, BE-ja duhet të gjejë një emërues të përbashkët në lidhje me sistemin monetar dh politikat e saj fiskale. Bashkimi duhet të rishfaqet si bashkësi e koordinuar mirë dhe e organizuar. Në këtë drejtim, Kroacia si anëtari i fundit, për fat të keq nuk i ka shfrytëzuar plotësisht mundësitë, kryesisht ato financiare, të paraqitura gjatë udhëtimit të saj evropian. Para së gjithash, fondet e para anëtarësimit mund të përdoreshin më mirë, dhe kjo është një këshillë edhe për Shqipërinë.

Nga ana tjetër, kur një shet bëhet anëtar i BE-së, ka fonde që mund të jenë shumë të dobishme nëse ky vend tregon zgjuarsi dhe mençuri, për shembull, për projektet e infrastrukturës dhe linjat e prodhimit.

Sa optimist jeni ne lidhje me integrimin e Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit në BE?

– Jam absolutisht optimist jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë Europën Juglindore. Përfshirë Serbinë, natyrisht. Natyrisht ekzistojnë kushte dhe kritere për t’u përmbushur. Në rastin e Serbisë, besoj se njerëzit që kanë shërbyer nën regjimin e Millosheviçit duhet të hapin rrugë për krerët e rinj. Pse e them këtë? Sepse ajo që Millosheviçi donte ishte një Serbi e madhe, etnikisht e pastër, dhe kjo solli luftën. Për ironi të fstit, edhe sot ka njerëz që e akuzojnë Millosheviçin jo për nisjen e luftës, por për humbjen e saj. Prandaj, këmbëngul që Serbia ka nevojë për një proces reflektimi, të largohet nga ajo që ka ndodhur, të kuptojë se politika dhe planet e Millosheviçit ishin kundër interesave të popullit serb, jo vetëm të fqinjëve. Ata duhet të kuptojnë se dëshirat e tyre për zhvillim dhe prosperitet duhet të përmbushen brenda kufijve aktualë të Serbisë, jo duke u përpjekur vazhdimisht të shkëpusin copa nga vendet e tjera, siç po bëjnë me Bosnjën. Shiko çfarë po ndodh: Zyrtarisht Serbia pretendon të bjerë dakord dhe të respektojë integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës, ndërsa në anën tjetër lideri i Republikës Serbe brenda bashkimit dhe mik i Beogradit, Milorad Dodik, i cili është gjithashtu anëtar i Presidencës Federale thotë: ai nuk e njeh federatën që ai drejton! Pra, cila është politika e vërtetë e Serbisë për këtë çështje?

E njëjta gjë ndodh dhe me serbët e Kosovës: Ata po i përdorin këta njerëz që arkitektura e shtetit të Kosovës të ndryshojë nëpërmjet tyre, në vend që t’u kërkojë atyre të bashkëpunojnë brenda institucioneve të Kosovës. Nuk njoh pakicë më të mirëmbrojtur në tërë botën sesa serbët e Kosovës.

President, një pyetje të fundit. Popujt tanë janë miqësorë me njëri-tjetrin, ju keni folur gjithmonë shumë për shqiptarët dhe vendin e tyre; nuk është rastësi që një nga albanologët më të mëdhenj është kroti Milan Sufflay … Por ju lutem më thoni: Çfarë gabimesh, mangësi shihni midis shqiptarëve; çfarë këshille do t’u jepnit …

-Shqiptarët kanë patur pjesën më të madhe të vuajtjeve dhe vështirësive gjatë historisë. Ata janë njerëzit më të moshuar në Ballkan, e kam thënë shumë shpesh, dhe gjithashtu e di se historia ka qenë “e shkruar” për ta. Edhe në kohët moderne, pas Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria vuajti nga një diktaturë e ashpër, siç e dimë, dhe izolimi sjell prapambetje. Unë kam nënvizuar shumë herë se shqiptarët kanë të drejtën për zhvillim dhe progres si të tjerët. Ata kanë demonstruar – sa herë që kishin mundësi – aftësinë e tyre, vullnetin për punë të vështirë … shqiptarët e Kroacisë janë ndër komunitetet më të shquara në vendin tonë, në çdo fushë, në të gjitha sferat e jetës.

Kjo është arsyeja pse gjithmonë kam insistuar që Shqipëria, populli i saj, kultura dhe historia e tyre e lashtë meritojnë ndihmën për t’u integruar sa më shpejt në proceset evropiane, në të drejtën e tyre. Pra … në lidhje me pyetjen tuaj: Nuk ka mangësi këtë kohë!

Intervistë dhënë për albaniandailynews.com/