Transmetuar më 03-12-2018, 13:03

Në gjykatën penale të ishullit Rodos në Greqi, po shqyrtohet çështja e një 60-vjeçari vendas, i cili akuzohet se i mori jetën një burri 46 vjeçar shqiptar, Leandro Pano Lapa.

Viktima ishte vëllai i Isidora Lapa, mikes së grekut Athanasios Cirios, i cili kishte përgatitur një plan satanist për të ndjerin, raporton noa.al duke cituar dosjen hetimore që publikoi sot në mediat lokale, prokuroria e Rodos.

Ngjarja ndodhi në 5 të mëngesit të 25 qershorit 2015 në Lambi të ishullit Ko në Rodos, kur 60-vjeçari grek hapi dhunshëm me dy plumba portën e shtëpisë dhe iu fut në dhomën e gjumit 46-vjeçarit shqiptar dhe, teksa flinte, e qëlloi me karabinë duke lëshuar një “lumë” plumbash ndaj tij.

Nuk mjaftoi kjo, 60-vjeçari hyri në dhomën tjetër dhe goditi me sende të forta edhe miken e tij 42-vjeçare, motra e viktimës, e cila e tmerruar nga zhurma e armës së zjarrit kishte brofur në këmbë.

Menjëherë më pas u zhduk nga shtëpia ku kreu masakrën.

Më pas, lau rrobat e tij të përgjakura dhe i hodhi bashkë me armën e zjarrit në det.

Motra e 46-vjeçarit njoftoi policinë dhe ambulancën e cila i transportoi në spital.

Atje, 46-vjeçari vuajti për 20 ditë dhe më 25 qershor u transportua për mjekim më të specializuar në Athinë ku disa orë më vonë, ndërroi jetë.

Autori i krimit u arrestua në të njëjtën ditë që ndodhi krimi. Në vendngjarje u gjetën gëzhojat e nëntë plumbave që i shikoni në foton që noa.al ju sjell më poshtë.

Για παραβίαση περιοριστικών όρων συνελήφθη 60χρονος στην Κω

Në seancën e sotme gjyqësore, greku u njoh me akuzat e vrasjes me paramendim, plagosjes, armëmbajtjes pa leje dhe fshehjes së provave.

I dyshuari e ka pranuar krimin. Ai edhe i tregoi policisë se ku kishte fshehur armën e zjarrit dhe rrobat. Forca policore bënë kërkime në det duke i gjetur ato.

Bashkë me avokatin e tij Kosta Asllani, 60-vjeçari grek tha në gjykatë se nuk donte ta vriste shqiptarin, por vetëm ta trembte atë, edhe pse e qëlloi plot nëntë herë. Ai shtoi se e kishte kryer krimin pasi 42-vjeçarja me të cilën ishte lidhur prej dy vjetësh, kishte probleme me vëllanë e tij dhe greku bënte përgjegjës për këtë, pikërisht viktimën e tij.

Por tjetër dëshmi ka nga Isidora, motra e Leandrit të ndjerë. Ajo pohoi se kishte mbi dy vjet që ishte lidhur me Athanasion por dy muajt e fundit po përballej me një xhelozi të pakuptimtë prej tij, madje kishte hasur dhe dhunë verbale e fizike prej tij, por nuk kishte bërë denoncim në polici.

Në gjykatë, i pandehuri tha se kishte probleme shëndetësore dhe bashkë me avokatin kërkuan gjykim në gjendje të lirë.

Gjykata e pranoi kërkesën duke vendosur që i pandehuri të lirohet nga burgu me garanci dhjetë mijë euro dhe të mos lejohet dalja e tij nga Greqia. /noa.al/