Transmetuar më 05-12-2018, 18:01

Pak ditë nga deklarata e Kryeministrit shqiptar Rama, që tha se Serbia ka shkelur marrëveshjen e CEFTA-s në raport me Kosovën, ka reaguar Kryeministrja e Serbisë.

Ana Brnabiç tha se mendonte se Rama ishte një politikan i përgjegjshëm, por për fat të keq, ishte gabim.

"Mendoj se puna e një kryeministri të përgjegjshëm, siç e kam menduar edhe kolegun Edi Rama, është të merreni me gjëra konkrete dhe të krijoni një mundësi për jetë cilësore për qytetarët tuaj dhe të rajonit.

Por, duket se jam zhgënjyer dhe qëllimi i vetëm i Ramës është të bëjë spin politik dhe të fajësojë Serbinë për të gjitha vendimet e pakuptimta të Prishtinës", tha ajo gjatë një konference për shtyp.

Brnabiç shtoi se "nuk i pëlqen t’u përgjigjet gënjeshtrave plotësisht të guximshme dhe pretendimeve të pabazuara". /k.k/noa.al/