Transmetuar më 07-12-2018, 19:31

Nisur nga fakti se, festat e fundvitit po afrojnë, si dhe duke marrë shkas nga eksperiencat e viteve të mëparshme, Agjencia Shqiptare e Prokurimit Publik (APP) ka shpallur një urdhër (NOA ju sjell faksimilen) që kërkon ta zbatojnë të gjitha institucionet shtetërore, që të mos shpenzohen fondet e shtetit për aktivitete festive.

Nga ana e Agjencisë së Prokurimit Publik vjen kërkesa që institucionet mos prokurojnë ose bëjnë kërkesa prokurimi për organizim drekash e darkash festive sepse ato nuk do të pranohen nga APP.

Ky institucion thotë se edhe vitet e kaluara është konstatuar e njëjta dukuri dhe për APP kjo është abuzive.

APP, në shkresën e firmosur nga drejtoresha Reida Kashta, kërkon që institucionet shtetërore të mos shpërdorojnë por mirëmbajnë fondet publike. /noa.al/